E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat mes Klodit e Bertinës

22/03/10 18:11

Seldi, Mandi, Klodi dhe Bertina janë ulur jashtë dhe bisedojnë. Në bisedë e sipër Klodi i thotë Bertinës se ajo është shëndoshur dhe Mandi i thotë se është bërë si për pasarela duke iu referuar edhe rrobave që ajo ka veshur. Klodi thotë se Bertina nuk ka përmasat e duhura për pasarela. Klodi sqarohet duke dhënë arsyet se përse mendon kështu dhe Bertina i thotë se ajo edhe sikur ti kishte përmasat e duhura nuk do ti preferonte pasarelat dhe thekson se asaj i pëlqen profesioni i saj inxhiniere. Bertina thotë se nga vajzat e BB3 Rezarta kishte përmasat e duhura për pasarela, por edhe Enxhi. Klodi thotë se asnjëra nga vajzat e BB3 sipas tij nuk kishin përmasat e duhura për pasarela. Bertina i thotë Klodit se ai ka gjithmonë shpirtin e kundërshtimit dhe më pas shton a mendon se me ato që thua mund të prekësh të tjerët?. Bertina i thotë se ai është gjithmonë shpirti i kundërshtimit, i ofendimit duke e bërë me diplomaci këtë gjë. Klodi i thotë se ky është mendimi i saj, ndërsa ai flet ashtu siç mendon. Bertina i kërkon që të ulë zërin dhe ti lërë ironitë me të. Në debat ndërhyjnë edhe të tjerët ku Mandi i thotë Klodit se nësë do të ishte në vendin e Bertinës do të reagonte në të njëjtën mënyrë. Klodi thotë se Bertina kërkon që ai të flasë si ajo, por Bertina i thotë se ata ishin në një bisedë dhe ai nuk duhet që ta merrte për debat. Klodi thotë se në shtëpi Bertina dhe ndonjë banorë tjetër përpiqen që tu imponojnë të tjerëve mendimin e tyre. Këtu ndërhyn përsëri Mandi i cili i thotë Klodit se nuk ka përse ti marrë gjërat në këtë mënyrë.
Më pas ata flasin për zarfin blu, që u është prezantuar gjatë spektaklit të së shtunës dhe hedhin hipoteza të ndryshme për përmbajtjen e tij. Seldi shprehet se mund të vijë ndonjë i infiltruar tjetër, siç ishte Enxhi dhe Bertina përgjigjet që në këtë rol mund të jetë dhe ndonjëri nga konkurentët e rinj. Mandi thotë se ai është konkurent, njësoj me ata dhe ideja e të infiltruarit nuk ka lidhje me të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›