E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri vjedh pishtarin

14/04/10 00:15

Jetmiri shkon në sallon dhe i thotë Kikës me të qeshur se kërkon që të bëjë sherr me të. Kika ia kthen se kur të dojë Miri, ai për sherr është gati. Pas kësaj ai shkon në banjë dhe merr njërin nga pishtarët që banorët kishin përdorur gjatë një prove javore dhe Kika i kërkoi BB që ti mbante pishtarët si kujtim. Jetmiri shkon në dhomën e gjumit dhe merr peshqirin për të mbuluar pishtarin që të mos ia shohë Kika kur të dalë në sallon. Kështu ai del nga shtëpia me pishtarin e mbuluar me peshqir dhe shkon në banjën e shtëpisë së vjetër. Pasi ndez një cigare Jetmiri ndez edhe pishtarin dhe fillon të flasë me kamerat. Ai me pishtarin ndezur kujton një person që është jashtë shtëpisë dhe e uron disa herë Edhe 100!. Teksa ai bën këtë, Tatiana në dhomën e ndenjes në shtëpinë e re i thotë Kikës që Jetmiri kishte poshtë peshqirit pishtarin. Jetmiri fik pishtarin dhe e lë në banjën e shtëpisë së vjetër në mënyrë që Kika të mos e shikonte dhe pasi bën dhe urimin e fundit, futet në shtëpinë e re. Sapo e sheh Jetmirin në derë, Kika i thotë: ku e le pishtarin?. Jetmiri në fillim shtanget nga pyetja e Kikës dhe më pas i tregon se e ka lënë në shtëpinë e vjetër. Miri i thotë se e mori pishtarin për të kujtuar një person jashtë dhe e mori fshehurazi sepse pati frikë se do të debatonte me Kikën i cili një natë më parë nuk e la që ai të merrte pishtarin. Kika i thotë vetëm që ai duhet që tia kishte kërkuar për këtë gjë dhe jo ta merrte duke ia kërkuar në një mënyrë brutale, siç kishte bërë Jetmiri natën e kaluar. Jetmiri çuditet që Kika nuk i tha asgjë të keqe dhe pasi solli përsëri pishtarin në vendin që ishte, i thotë se mendonte se do të debatonin për këtë gjë dhe largohet. Tatiana pyet Kikën se çfarë ishin pishtarët dhe domethënia e tyre dhe Kika nis ti tregojë se pishtarët i mori nga një provë javore dhe i përdorin në vend të qirinjve për të kujtuar një njeri të afërt. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›