E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marashi:Tekstet aktuale, lënë për të dëshiruar

Drejtori i qendrës së studimeve Albanologjike Ardian Marashi spjegon se tekstet aktuale me të cilat nxënësit e shkollave tetë vjeçare dhe ato të mesme mësojnë gjuhën shqipe dhe letërsinë lënë për të dëshiruar. Sipas Marashit fakti që këto lëndë bëhen në mënyre të integruar pra në një tekst është pozitiv por për sa kohë teksti i integruar ka probleme ne harmonizmimin e dy lëndëve së bashku atëherë ndoshta duhet gjetur një zgjidhje për këtë problem. Marashi shton se për sa kohë që nuk kemi tekst të saktë gjuhe dhe letërsie, nuk mund të pretendojnë për një tekst të mirë të integruar.
Këto deklarata Marashi i ka bërë gjatë një intervistë për televizionin "Ora News" pas një konsultë që është bërë një ditë më parë me ekspertë të ministrisë së arsimit. Pas përfundimit të takimit të djeshëm është dalë në përfundimin se mendimet e të gjithë specialistëve do të hartohen në një draft i cili do të studiohet nga ministria e arsimit dhe më pas do të nxirren dhe problemet edhe përfundimet nëse do të ndryshojë diçka apo jo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›