Jetoi 10 ditë me nënën e vdekur
Detroit - Në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një fëmijë vetëm 8 vjeç ka jetuar plot dhjetë ditë me nënën që i kishte vdekur. Trupi i pajetë i 41 vjeçares është gjetur në banesën e saj në Detroit. Policia bën të ditur se fëmija i vogël ka mbijetuar duke u ushqyer me oriz, gjalp dhe miell. Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e viktimës dhe të djalit të saj të cilit kishin migruar pas stuhisë Katrina në vitinm 2005. Policia nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes së gruas, por thekson se nuk bëhet fjalë për ndonjë vrasje.