E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e interesuar për sektorin energjetik me Maqedoninë

Prishtinë, 21 Janar, 11:40, NOA/INA - Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka propozuar arritjen e një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror me Maqedoninë për sektorin energjetik

Sipas propozimit të palës kosovare, Maqedonia dhe Kosova duhet që bashkërisht të investojnë në kapacitete të reja energjetike. Plani që është parashtruar me ministrin e ekonomisë të Maqedonisë, Fatmir Besimi parashikon ndërtimin e një akumulimi në kufirin midis dy vendeve në rajonin e Mavrovës. Akumulimi i ri duhet të rrisë kapacitetet e tri hidrocentraleve Vrutok, Vrben dhe Raven. Ky projekt theksohet se do të ketë një vlerë prej 30 milion euro.

Ndër çështjet kryesore të diskutuara në takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik në secilin vend dhe nevoja për shkëmbim të ndërsjellë të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit të sektorit privat me investime në këtë sektor.

Gjithashtu u biseduar dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa më të mirë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë. zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese të energjisë elektrike midis dy vendeve.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›