Kina censuron fjalimin e Obamës
Pekin - Kina ka censuruar fjalimin e presidentit amerikan, Barak Obama gjatë ceremonisë së betimit. Kanalet televizive kanë censuruar fjalimin e tij që kishte të bënte me rigjimin komunist, ndërkohë që ajo është dhënë e plotë nëpër faqe të ndryshme interneti, gjë kjo që ka shkaktuar edhe një valë pakënaqësish në popull. Në momentin që Obama tha se “Sistemet komuniste nuk mund të fshihen vetëm me tanke dhe luftë, por nevojiten aleanca të gjera”, kanali shtetëror China Central Television ka shkëputur menjëherë pamjen. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy portalle interneti, Sina dhe Sohu. Por, disa media të tjera, pavarsisht se nuk e kanë përkthyer, kanë transmetuar drejpërsëdrejti versionin në anglisht.