Jetojmë në guaska dhe po harrojmë Njeriun
Sociologet e shquar që janë marre me studimin e vetevrasjes si fenomen, kane theksuar se varferia, papunesia, jeta mizerje, mbytja në borxhe dhe humbja e perspektives janë faktore ndikues prej nga lind deshperimi, depresioni dhe renia në fatalizem.
Por vetevrasja ndodh edhe në shoqerite që janë të velura nga bolleku. Duke ndjekur këtë fill arsyetimi, mendoj se njeriun e çon drejt vetevrasjes jo aq pesha e problemeve ekonomike dhe sociale(grindjet, zemerthyerjet, divorcet, humbja e të dashurit, semundjet), por edhe ndjenja e të mbeturit vetem, fillikat, në udhekryq, kur askush s’te jep doren e mbeshtetjes, askush s’te ofron nje shteg për të dale nga tuneli i depresionit dhe pesimizmit.
Kam bindjen se para se dikush të shkoje në vetevrasje, une, ti, ne, media, komuniteti, pushtetit vendor, institucionet fetare, shteti, pra të gjithe e kemi vrare nga pak, çdo, dite, me ate indiferencen dhe ftohtesine sociale që po kthehet në semundjen me virulente të kesaj kohe të xhindosur keq nga ethet e fitimit dhe parase. Jemi kthyer të gjithe në konsumatore dhe po harrojme NJERIUN, sidomos njeriun në udhekryq, britmen e tij të heshtur ekzistenciale për pak shprese, mbeshtetje dhe kurajo.
Jemi mbyllur brenda guaskes se interesave tona materiale, brenda egoizmit tone lakmitar dhe në emer të lirise tone individuale, qetesohemi duke psheretire: Secili për vete…Zoti / (Shteti ) për të gjithe!!
Faktoret, rrethanat, kushtet (materiale, psikologjike, sociale, shpirterore ) që çojne individe të caktuar drejt vetevrasjes janë të larmishme.
Prandaj nuk jam dakord me një letërshkrues në këtë rubrikë që thote se “duhen marre masa të ndeshkohen fajtoret”!! Cilet janë fajtoret? Individe të caktuar? Ka dhe të tillë, por ka edhe rrethana, ka edhe gjendje psikologjike të atij që shkon drejt aktit tragjik të vetëvrasjes.
Pavaresisht nga këto keqperceptime të problemit, është mjaft e rëndësishme puna prevenuese, parandalimi nëpërmjet këshillimit, mbeshtetjes psikologjike, psikoterapise, mbeshtetjes materiale dhe sociale. Fatkeqesisht keto sherbime pavaresisht nga hapat dhe ndryshimet që janë bere, ndodhen në fazen embrionale dhe ende nuk janë bere pjese e kultures dhe politikave tona të sherbimeve të decentralizuara.