Për ato që ndodhin me fqinjët, të keqen e kemi brenda
Pershendetje të gjitheve! Sa herë diskutohet për marrëdhëniet shtetërore apo ato njerëzore me Greqinë fqinje, më kujtohet gjyshja ime, (rahmet paste) që ishte me teper se 90 vjeçe. Ajo i jetoi lufterat dhe kishte nje memorie shume të forte. Më thoshte që ne i ndihmuam Greket kur ata ishin në nevojë.
Persa i përket emigranteve tane që janë atje, emrin e ndryshojne nga e keqja edhe ky është fakt që dihet. Po ashtu dihet edhe fakti që ekonomia greke ka përparuar shume nga emigrantet për faktin e thjeshte të krahut të lire të punes.
Une nuk jam ndonje simpatizant i madh i grekeve, por kjo puna e Bollanos duhet pare brenda shtetit tone (qe për momentin nuk është shtet). Nuk na ka faj Greqia që drejtuesit tane lejojnë sjellje si e Bollanos apo veprimtari antikombetare. E theksoj: E kemi të keqen brenda!