Në qoftë se nuk respektojme veten askush nuk do ta bëjë
Nje nder problemet që shqeteson shume shqiptare është edhe çeshtja e emrave. Mbase jemi i vetmi popull në bote që kemi nje shumëllojshmeri emrash të tille. Nuk e di se ku i gjejme gjithe keto emra, por vlen të theksohet se tek në gjen emra nga e gjithe bota duke menjanuar emrat tradicionale shqiptare, dukuri kjo e ketyre viteve tranzicioni që për fat të keq nuk paskan të sosur. Kuptohet, kjo nuk është tjeter përveç injorance dhe analfabetizëm, apo jo.
Emratpa dyshim për mendimin tim janë nje element i forte për identifikimin e nje populli dhe duhet të na sensibilizoje ky fenomen, por "ksenomania" nuk ndalet ketu. E gjen kudo në media në shtyp dhe në përgjithesi në gjuhen e përditshme. Sot që të dëgjosh një “politikan” apo një “intelektual” të duhet medeomos të dish gjuhe të huaja sepse të pakten 30% e fjaleve ashtu janë . Gjithashtu që të duash të zgjedhesh nje fjalekryq duhet të dish edhe kengetarin me të fundit grek ose italian, nderkohe që keta mezi dine se nga bie Shqiperia.
Kam përshtypjen që kemi nevojë për më shumë atdhedashuri dhe respekt për vlerat e kombit sepse janë vlerat tona, jemi vetë ne. Në qofte se nuk respektojme veten askush nuk do ta beje.