Hipotekimi, bashkia e Tiranës leje përdorimi për 36 objekte
36 pallate në qytetin e Tiranës janë pajisur së fundmi me hipotekë, ndërkohë që shumë të tjerë janë drejt përfundimit të proçesit.
Duke folur në aktivitetin e shoqatës së ndërtuesve, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se dhënia e lejeve të përdorimit i hap rrugë hipotekimit të 1853 apartamenteve në kryeqytet.
Basha theksoi gjithashtu, bashkia e kryeqytetit ka përfunduar punën edhe për hipotekimin e 27 objekte të tjera ndërsa i ka kërkuar të gjithë subjekteve të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për këtë proces.
Sipas tij sjellja e dokumentacionit do të bënte të mundur hipotekimin e 920 apartamenteve të banimit në Tiranë.
Ndërkohë hipotekimi i apartamenteve ka qënë një nga premtimet elektorale të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përgjatë fushatës së tij elektorale.