Cërrik- Një shkollë merr emrin e vajzës së Liri Belishovës
Cërrik- Këshilli Bashkiak i Cërrikut me anë të një vendimi i ka dhënë shkollës 29 Nëntori emrin Drita Çomo e cila vdiq në moshën 23 vjeçare nga leuçemia.
Drita Çomo është vajza e Liri Belishovës, një nga drejtueset e Partisë Komuniste, e cila më pas u dënua me internim pasi u shpall armike e popullit.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të politikës, si dhe miq të familjes.
Kryetari i Bashkisë së Cerrikut, Servet Duzha u shpreh se 23 vjecarja vdiq nën ankthin e persekutimit dhe nevojën për shprehjen e lirë të mendimeve.
Ndërsa nëna e saj Liri Belishova u shpreh se është një nderi madh për të, pasi vajza e saj nuk e njohu kurrë dritën e demokracisë.
Gjithashtu në kinemanë e qytetit është shfaqur një dokumentar me titull Dritë në Humnerë i cili përshkruar jetën e familjes së Drita Çomos.
Nëna e saj Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, si dhe ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj. Pas Luftës ajo mori shumë poste të rëndësishme. Në vitin 1960 ajo përjashtohet nga partia si armike. Pas kësaj ajo internohet, në fillim në Gjirokastër dhe më pas në Cërrik, ku qëndroi për gati 21 vjet.
No related posts.