6 mijë paund për të pasur vithe si Pippa, dhe gjen burrë (FOTO)
Jenny Fizgerald, 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar, ka kaluar një periudhë me të vërtetë të dëshpëruar, pasi nuk arrinte dot të gjente burrë. Gjithë fajin ajo ja vinte trupit të saj. Gjithmonë e kam urryer trupin tim, veçanërisht pas lindjes së dy fëmijëve dhe më krijohej një ndjenjë e tmerrshme për veten. Kur shikohesha në pasqyrë, e urreja trupin tim dhe kisha frikë të takohesha me meshkuj, pasi mendoja se do të dukesha shumë keq pa rroba, është shprehur 43-vjeçarja.
Për të kaluar këtë situatë, ajo vendosi që të kryejë një operacion, për të pasur vithe si Pippa Middleton, pas famës që mori kjo e fundit për fundshpinën e vet, gjatë dasmës Mbretërore në Angli. Dhe, sapo kreu operacionin, që kushtoi plot 6 mijë paudn, 43-vjeçarja, e cila kishte 6 vjet pa mashkull, që kur ishte divorcuar, gjeti një burrë.


