Jetojne ne varferi ekstreme por nuk jane brenda skemes

Nuk njohin asgje tjeter pos varferise ekstreme dhe semundjeve. E ndonese i plotesojne te gjithe kriteret kurre nuk kane perfituar asnje kacidhe nga e ashtuquajtura ndihme ekonomike. Vetem me borxhe kane mundur te mbijetojne por edhe keto te fundit po i lene pasi nuk kane asnje mundesi per ti shlyer. Shpresa Lushja eshte nga Fieri dhe prej 3 javesh eshte bere banore e Pediatrise ne QSUT pasi djali i saj 10-muajsh vuan nga nje semundje e rende ne mushkeri.
Ajo rrefen per gazeten Shekulli per varferine ekstreme qe ka pushtuar familjen e saj dhe braktisjen qe i kane bere strukturat shteterore te cilet nuk kane ofruar asnje ndihme per ta. Ne fakt nuk eshte familja e saj e vetme e cila eshte persekutuar padrejtesisht nga skema e ndihmes ekonomike pasi mijera familje te tjera te cilet plotesojne kriteret nuk jane ne skeme ndersa mijera te tjere qe nuk i plotesojne kriteret perfitojne ndihme ekonomike. Deshtimin e ndihmes ekonomike e kane pohuar edhe vet institucionet shteterore te cilat theksojne se e kane te pamundur te heqin abuzuesit nga skema.
Jetojne te zhytur ne varferi dhe larg endrres se nje dite nuk do te jene te varur nga skamja qe i ka pushtuar. Tashme ata ndihen te braktisur nga fati dhe shteti i cili nuk tregon as me te voglin kujdes ndaj tyre. Jam vet e papune burrin e kam te papune nuk kam as prona dhe asnje te ardhur por jam e zhytur ne borxhe deri ne fyt dhe me femije te semure. Nuk kam asnje shprese por po shtyjme ditet ne agoni te deshperuar nga kjo situate kritike ku ndodhemi - thote Shpresa e cila rri prane te birit 10-muajsh ne spital duke i falur vetem ngrohtesi pasi nuk ka cfare ti jape me shume.
Tek e pyesim se si perballon se ku eshte drejtuar per te perfituar ndihme ekonomike ajo pohon se komuna ku banon eshte ne dijeni te varferise ekstreme por nuk kane dhene asnje ndihme. Nuk me kane dhene kurre ndihme ekonomike ndonese jemi te papune dhe te varfer. Askujt nuk i behet vone per kete - pohon Shpresa e cila nuk e fsheh dot trishtimin e braktisjes nga shteti duke i mohuar qofte edhe ate pak ndihme ekonomike qesharake per te shuar disi urine.
Ne fakt Shpresa e cila duket se nuk ka asnje shprese qe te kete te ardhura te pakten per minimumin jetik nuk eshte e vetmja qe eshte perjashtuar padrejtesisht nga e drejta per te marre ndihmen ekonomike edhe pse i ploteson kriteret per ta perfituar ate. Madje njerezit pohojne se kurre nuk kane mundur te futen ne skemen e ndihmes ekonomike edhe pse kane pare te tjere qe jane te punesuar dhe nuk plotesojne kriteret dhe e kane perfituar ate.
As nuk e dime fare se cfare do te thote ndihme ekonomike. Jetojme me ndonje lemoshe qe na japin te afermit se sa per institucionet shteterore nuk ekzistojme fare - pohon Agim Beka. Te ndodhur ne keto kushte ketyre familjeve nuk u mbetet asgje tjeter vetem te vuajne varferine ekstreme pa shpresen se do ta perfitojne ndonje dite.