Dita e dokumentareve te Liri Brahimit

Kinemaja e se merkures ne AQSHF vijon ne kuadrin e muajit te grave kineaste
Shfaqen sot ne mesdite filmat e regjisores Liri Brahimi Neper ditaret e luftes 1984 Deshmitari i dy epokave 1984 Perse keshtu 1991.
Ne keto filma ka bashkepunuar me skenaristet Luan Rama Esat Musliu Kolec Traboini dhe montazhieret Neriman Furxhi Marika Vila dhe Eli Coja.
Liri Brahimi regjisore e filmit dokumentar lindi ne Brataj te Vlores me 1938. Pasi kreu studimet e larta ne Akademine e Arteve filloi pune ne Teatrin kombetar si aktore. Me pas ne vitin 1970 kalon si regjisore ne Kinostudio.
Fillimisht punoi si as/regjisore ne disa filma artistike dhe me pas kaloi regjisore ne sektorin e filmit dokumentar ku realizoi rreth 20 filma per nje dekade e gjysme si p.sh I coni fjale nenes Perse keshtu Deshmitari i dy epokave Monumentet e natyres Mjeshtri i violinave per te cilet eshte vleresuar me cmime ne Festivalet Kombetare te Filmit.
Se fundi ka botuar nje liber me kujtime Une dhe filmi Botimet Toena ne te cilen tregon udhen e saj drejt krijimtarise pervojat dhe peripecite drejt artit te shtate. Ky liber do te promovohet neser se bashku me tre filma nga krijimtaria e saj ne kuader te muajit te kineasteve femra.