Jeton Arifi i St.Pauli gol me Bramfelder SV

Albania-sport.com - Jeton Arifi, sulmuesi 21-vjecar Jeton Arifi (179 cm, 70 kg), një nga talentet e propozuara nga Zyra e Talenteve në Gjermani dhe i spikatur në grumbullimin e dhjetorit të vitit të kaluar dhe aktivizohet me FC Sankt Pauli (Gjermani) shënoi një nga tetë golat në fitoren 8-0 me Bramfelder SV . Arifi është një nga ata që nuk ka mundur të sigurojë lejën e klubit për grumbullimin e Kombëtares B në Antalia të Turqisë. Shkak për këtë është nisja e fazës përgatitore të Sant Pauli në Schneverdingen, ku ekipi i tij do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore: më 19 janar, kundër SV Ciwan Walsrode, më 20 janar me SG Heber-Wolterdingen dhe më 21 janar me Meckelfeld. Trajneri Holger Stanislawski ndodhet në një pozitë shumë të vështirë , teksa pritet dhe një votëbesim i tij nga drejtuesit e klubit.