"Kuq e zinjtë" mbështeten në futbollistët e rinjë

Tetovë, 16 janar - Në dytën e ditë të stërvitjes në stadiumin e vjetër të qytet, tek skuadra e Shkëndijës arriti edhe një përforcim i mundëshëm i skuadrës bëhet fjalë për futbollisitin, e Slloga Jugomagnatit,Aliovski.Ajo që është karateristike për K.F"Shkëndija '79", se vazhdon të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve.Në seancën e sotshme u paraqit edhe mesfushori Festim Ademi ndërsa për shkakë të lëndimit që ka Bilall Veliu ai do të mungoj një kohë të gjatë ndërsa Mumin Sallai pasë operacionit që bëri stërvitet me një tempo më të ngadalshme.Sipas fizoteraputit të skuadrës Fadil Rrustemit, Veliu momentalisht është duke i vizituar seancat terapeutike, është një lëndim i vjetër, është mbi tetivën e Ahilit, Gradualishtë shkonë në përmisim, pasë një kohë të themi prej dhjet ditësh ai do të mundë që ti bashkangjitet ekipit," u shprehë Rustemi.
Kryetrajneri Edmond Miha ditën e djeshme dhe shumë herë ka përsëritur se edhe përkundër futbollistë të cilët vijnë në skuadër si përforcim ai do të mbështet tek shkolla e futbollistë të Shkëndijës.
Nga ana tjetër në skuadër është bashkangjitë edhe një futbollistë i ri skuadrës së Shkëndijës i cili vjen nga Liria e Zhelinës, bëhet fjalë për futbollistin Burhanedin Musai i cili luanë në repartin e mbrojtjes.Skuadra e Shkëndijës, para fillimit të afatit kalimtar arriti të sjellë katër futbollistë në skuadër, Aleksandar Toleskin Cementarnica 55, Dejan Dimitrovskin * Bregallica, Dejan Dimitrovski Bregallnica dhe Elfatë Bajrami Makedonija GJ.P.Edhe përkundër se afati kalimtar tani më zyrtarishtë ka filluar, drejtuesit "kuq e zi" , me siguri se janë duke biseduar me ndonjë futbollistë për të përforcuar repartet në të cilat kanë nevojë skuadra.
Vullnet Dauti