Hamburgu i Berishës fiton miqësoren me Hansa Rostok

Albania-sport.com - Hamburgu i Besart Berishës fitoi 1-0 miqësoren në transfertë me Hansa Rostok, skuadrën që militon në Bundelsiga 2, në një takim të zhvilluar ditën e martë. Goli u shënua nga i Laas në të 12' me një gjuajtje nga 18 metra. Pjesa e parë ka qenë shumë e mirë për të dy ekipet. Besart Berisha luajti nga minuta e parë, ndërsa u zëvendësua në pjesën e dytë nga Hennings në minutën e 65-të. Në minutën e 51 Besart Berissha goditi fuqishëm nga 17 metra, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Sipas faqes abendblatt.de, Berisha përpara ndërrimit është treguar i pafuqishëm në veprimet e tij, ndërsa Sanogo i pafat. Trajneri Thomas Doll pohoi se kjo vjen edhe si pasojë se faktit që lojtarët e tij ende nuk janë clodhur. "Ishte një test shumë i dobishëm. Në pjesën e dytë si i pari (Berisha) ashtu dhe i dyti (Sanogo) shfaqën shenja lodhje. Ne kemi që nga 27 dhjetori që nuk kemi bërë thuajse asnjë pushim". Hamburgu testin e fundit përpara rifillimit të kampionatit do ta zhvillojë kundër Bajernit të Mynihut, takim që do të luhet në AOL Arena, ditën e shtunë, më datë 20 janar 2007 (ora 15:30). Hamburgu në ndeshjen e parë të fazës së dytë do të përballet me Arminian e Bielfeldit të Fatmir Vatës, më datë 27 janar 2007
Formacioni i Hamburgut kunder Hansa Rostok
HSV: Rost - Schmidt, Reinhardt, Mathijsen, Benjamin - Mahdavikia (65. Klingbeil), Laas (46. Karl), Ljuboja (89. Sam), Jarolim - Sanogo, Berisha (65. Hennings). Shikuesë: 7900.