Jevtiç: Serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit
PRISHTINE - Ministri kosovar për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiç u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ndërsa ka porositur se edhe serbët e zhvendosur në Serbi mund të votojnë.
Ministri Jevtiç, nga fshati Suhodoll i Lipjanit ju ka thënë mediave se është e rëndësishme të thuhet se të gjithë ata që kanë lindur në Kosovë apo kanë jetuar në Kosovë para vitit 1999 dhe se janë banorë të komunës përkatëse, kanë të drejtë për të votuar.
Ai ka thënë se serbët që nuk janë të regjistruar në listat e votuesve, duhet të regjistrohen, “ashtu siç janë marrë vesh edhe Prishtina e Beogradi në Bruksel”.
Ministri serb i qeverisë së Kosovës gjithashtu ka vlerësuar se numri i serbëve që do të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës, kësaj radhe do të jetë më i madh se sa herëve të kaluara.
“Parimisht, në jugun e lumit Ibër dalja në zgjedhje në vendet ku jetojnë serbët do të jetë më e madhe se sa në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Sa i përket veriut të Kosovës, gjithashtu është e sigurt që dalja në zgjedhje do të jetë më e madhe se sa në vitin 2009”, ka vlerësuar Jevtiç, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.
(er.nu/rel/BalkanWeb)