E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje-Hercegovina ka parlamentin më pak efikas në Ballkan

SARAJEVË- Bosnje-Hercegovina ka parlamentin më të shtrenjtë dhe më pak efikas nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, ku për miratimin e një ligji të vetëm detyrimi tatimor arrin deri në 70 000 euro, njoftoi organizata joqeveritare "Qendra për Iniciativë Qytetare". 

Organizata joqeveritare që ndjek dhe analizon rregullisht punën e pushtetit ekzekutiv në të gjitha nivelet e qeverisjes në vend, publikoi një analizë në të cilën thuhet se në gjashtë muajt e parë të këtij viti deputetët e parlamentit të Bosnje-Hercegovinës miratuan vetëm 12 ligje, që nuk përbëjnë as një të pestën e ligjeve të planifikuara për miratim në vitin 2013.

"Në qoftë se Parlamenti vazhdon punën me këtë ritëm, deri në fund të vitit nuk do të realizohet as një e treta e planit", theksoi organizata joqeveritare. Sipas "Qendrës për Iniciativë Qytetare" një seancë plenare u kushton qytetarëve boshnjakë 58 800 euro.

"Këto janë rezultatet më të këqija në shtatë vitet e fundit", thekson organizata.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›