E Diel, 1 Nëntor 2026

20-vjeçari jetim apel për ndihmë: Prej 7 muajsh fle e ushqehem ku të mundem

TIRANE - Eshtë 20 vjeç, jetim dhe pa mbështetje. Prej 7 muajsh endet rrugëve pa strehim, pa ushqim dhe pa një punë. Ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është munduar te shkollohet por ka mundur të mbarojë vetëm klasën e nëntë. Babai i ka vdekur prej vitesh, i vëllai me probleme gjithashtu endet rrugëve të Tiranës pa strehim, ndërsa nëna me probleme mendore ndodhet në qytetin e Pukës.

Fillimisht ka qenë te shtepia “Zyber Hallulli”, më pas është zhvendosur në Shkodër, i ndihmuar nga Kisha Katolike. Në Tiranë është strehuar tek një konvikt për jetimët e rritur, por atje kishte një krevat dhe jetonte në korridor. Ai apelon për ndihmë, kërkon një strehë ku të fusë kokën, një pune dhe të vijojë studimet e lëna përgjysmë.

“Kam fjetur nëpër qendra interneti, rrugëve. Gjatë verës nuk kam pasur problem për fjetjen, por ushqimi është i vështirë për ta siguruar. Kam lypur.”- shprehet ai.

Gentjan Brija thotë se donte një strehim që të bashkonte edhe familjen e tij të shpërndarë dhe të pastrehë.
“Do kisha nevojë për një strehim, që të merrja dhe nënën e vëllain dhe të bashkoheshim të tre. Nëna ka një problem psikologjik.”- tregon ai.

Ndërsa dy shoqata që merren me këtë shtresë theksojnë nevojën që të zbatohet ligji për këtë shtresë si për strehim ashtu dhe për punësim.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i shoqatës “E ardhmja Jonë”, Alfred Muarremi thotë se do t’i sigurojë patjetër shkollim Gentianit, qoftë edhe me fondet e tij.

“Do t’ja siguroj shkollën edhe sikur ta paguaj vetë nga xhepi im. Por shteti duhet të verë dorë, ëpr strehim, ku janë institucionet, pse më erdhi mua në zyrë. Ky duhet të ishte ndihmuar që në lindje, që kur i ka vdekur i ati.”- shprehet Muharremi.

Gentiani apelon për ndihmë të gjithë ata persona që kanë mundësi për ta bërë sado pak normale jetën e tij, të përvuajtur në vite. Numër kontakti për ndihmë 0682003339.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›