E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jibril: Armë bërthamore në Libi

Kryeministri i dorëhequr i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi ka bërë të ditur se në vend janë gjetur armë bërthamore. Lajmin e jep rrjeti AL Arabiya.

Deklarata e Mahmud Jibril mbetet akoma e paqartë, pasi sipas mediave të tjera, ai ka folur në mënyrë të veçantë për armët kimike.

Muamr Gedafi kishte hequr dorë nga programi i armëve bërthamore në vitin 2004, ka solli edhe rinisjen e marrëdhënieve me vendet perëndimore. Jibril ka shtuar se në ditët e ardhshme Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në OKB, (AIEA) do të japë detaje të tjera në lidhje me armët e gjetura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›