Përplasje në OKB për raportin e Dick Martyt

Dokumenti i senatorit zviceran, që përmban akuza lidhur me trafikun e organeve të serbëve në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës së vitit 1999-të në Kosovë, ka nxitur debate të ashpra mes ambasadorit shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha dhe përfaqësuesit të Beogradit në këtë organizatë, Feodor Starçeviç.
Gjithçka ndodhi gjatë një prej seancave të komitetit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në OKB, javën e kaluar. Në një fjalim të shkruar dukshëm me gjuhën e urrejtjes ndaj Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ambasadori serb foli për ngjarjet në Kosovë pas vitit 1999-të.
Sipas Gazetës Shqiptare, ai ka akuzuar Tiranën zyrtare për pengimin e hetimeve lidhur me raportin e Dick Marty-t, duke theksuar se "klasa politike shqiptare ende beson se akuzat janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë asnjë bazë", ndërsa autoritetet bëjnë një "ping-pong" burokratik e diplomatik lidhur me këtë, duke vonuar hetimet. Por, ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha, theksoi se Tirana zyrtare ka bashkëpunuar më parë dhe po bashkëpunon sërish lidhur me hetimet për raportin e Dick Marty-t. /Start/
2011-10-31 08:52