E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e opozitës, përplasje PD-PS në komisionin e ligjeve

Deputetët e ky kampeve politike janë përplasur sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me tryezën e organizuar të premten nga opozita për reformën në drejtësi.
 

Socialistët në komisionin e ligjeve e kanë cilësuar si fyese deklaratën e kolegëve të tyre të cilët e cilësuan tryezën si veprimtari propagandistike.
 

Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve kanë lëshuar dje një mori akuzash mbi nismën e kolegëve socialistë për reformën në drejtësi, të zhvilluar të premten.
 

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë ditën e djeshme, demokratët theksuan se aktiviteti ishte një vizion të mbrapshtë anti-reformë të kreut të PS-së Edi Rama.
 

Menjëherë më pas erdhi edhe reagimi i Kryetarit të PS-së Edi Rama i cili shprehu keqardhjen e tij për reagimin e deputetëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve, duke e cilësuar atë si të pajustifikueshëm ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›