E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo Anibar – po Ramazan

Nga Ardian Jasiqi më 26 gusht 2011 në ora 16:29

Persona, të identifikuar si besimtarë të fesë islame, kanë shqyer posterët e Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “Anibar” që po mbahet në Pejë.

Ron Bajri, një nder organizatorët e Anibar, tha për Express Online se që nga fillimi i festivalit me datën 24 gusht, persona gjatë natës kanë shkruar me “sprej” nëpër mure iniciale “Jo Anibar – por Ramazan” dhe kanë shqyer posterët e festivalit.

“Këtë propagandë e kemi parë edhe nëpër faqet e Facebook, por nuk i dimë personat se kush po e udhëheq këtë fushatë. Sipas burimeve tona që i kemi deri në këto momente personat janë njerëz të besimit islam dhe fushatën janë ka e bëjnë me qëllime religjioze, se kinse ne e kemi organizuar festivalin në kohën e ramazanit dhe si të këtillë jemi kundër fesë”, ka thënë Bajri.

Organizatorët kundër Anibarit kanë hapur edhe një ueb-faqe në Facebook, me titull “Jo Anibar – ramazan”, së cilës ja kanë bërë like 291 persona.

Sipas tij, organizimi i festivalit ka zgjatur gati një vit, por më se keqi është se ata po i shkaktojnë dëme të mëdha materiale në reklama organizatorëve të festivalit.

“Për rastin kemi folur edhe me policinë por ata nuk kanë dhënë diçka konkrete. Por, ne mendojmë se janë disa të rinj të influencuar gabimisht që po e bëjnë këtë gjë”.

Ndryshe në këtë festival e ftuar është edhe profesoresha e animacionit, Cynthia Hogan - profesoreshë e animacionit në Brigham Young University, në Utah, SHBA.

Ajo ka punuar në industrinë e animacionit në Hollywood në kompanitë si Disney dhe Warner Brothers. Poashtu që nga shtatori i 2005 ajo ka pasur rolin e drejtoreshës së Character Animation Program në California Institute of the Arts.

Cynthia Hogan në Kosovë, përkatësisht në festivalin “Anibar”, ka një status të veçantë. Ajo do të organizoj një workshop tre ditor.

Gjatë kësaj pune, ajo do të prezantoi teknikat e animacionit që përdoren në filmat vizatimor të Disneyt-t. Kjo do të jetë ligjëratë interaktive, në të cilën pjesëmarrësit do të provojnë të krijojnë animacione të çastit, duke përdorur instruksionet e Cynthia Hogan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›