Serbia u kthye prapa

Politologu serb, Predrag Simic ka thënë se raportet e Serbisë me Bashkimin Europian janë kthyer disa vite pas, pas vizitës së Kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai ka shtuar se Serbia duhet me kujdes ta analizojë situatën dhe veprimet e mëtejshme.
Ai ka thënë se kriza dhe përkeqësimi i raporteve me BE’në, si dhe me shtetet fqinje– në rend të parë me Kroacinë– mund të thellohet edhe në lidhje me regjistrimin e zgjedhjeve që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Ai ka shtuar se Serbia duhet të pyesë veten se si ka ndodhur shkatërrimi i gjithçkaje që është realizuar pas periudhës së suksesshme në raportet me BE’në.
“Serbia duhet të analizojë veprimet e veta. Duhet të pyesim se si u bë që shtypi gjerman tash të shkruajë se Merkel ka përjetuar shuplakë në Beograd”, ka thënë Simic për “Beta”.