E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo avantazh per Bajernin

Janë të shumtë ata që e mendojnë skuadrën vendase si favorite të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndoshta kështu duhet të jetë për Bajernin meqë luan në Mynih ndaj Çelsit, një finale që pakkush e priste. Gjithsesi, trajneri Jup Hajnkes, nuk pranon ta rrëmbejë rryma.
 “Unë nuk jam pjesë e euforisë sipas së cilës Bajerni është favorit. Në finale të tilla në Champions nuk ka favoritë, sigurisht jo ndaj Çelsit. Bëhet fjalë për lojtarë me përvojë që e ëndërrojnë këtë kupë. Dy vjet më parë Uli Hënes tha se do të kishte qenë madhështore një finale në shtëpinë tonë. Ne ia arritëm, por do të luajmë ndaj një kundërshtari me shumë përvojë dhe me organizim të shkëlqyer të lojës”, nënvizoi Hajnkes.
Kapiteni Lahm ndihet ndoshta pak më i lumtur që luan në shtëpi, edhe pse e vlerëson Çelsin.
 “Ëndrra jonë e madhe ishte të arrinim finalen këtu në Mynih, në stadiumin tonë dhe ja ku jemi këtu. Por qëllimi kryesor nuk është realizuar ende. Ne duam të fitojmë titullin dhe kemi përpara një detyrë të vështirë, veçse ne jemi në shtëpi, në hotelin tonë ku njohim çdo korridor. Qyteti është i mbushur me tifozë, ndaj është një atmosferë e mrekullueshme”, u shpreh, Lahm.
Ndëtkohë që Shvajnshtajger mërzitet për mungesat, ndaj dhe deklaroi se “do të kishte qenë më mirë që as ne, as Çelsi, të mos kishim pasur mungesa. Nuk më duket diçka e mirë, por do të luajnë lojtarë të tjerë. Të dyja skuadrat kanë mungesa thuajse të njëjta ndaj janë në situatë të njëjtë”.
Bajerni ka 4 kupa të kampionëve dhe do të synojë të fitojë të pestën, këtë herë në “Alianc Arenën” e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›