E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bala premton titullin sezonin e ardhshem

Mund të mos e quash një Fortuz, një Sinan apo një Salih, por ai mbetet Bekim Bala dhe është tepër vendimtar. Ky sulmues i fuqishëm shkodran ishte autor i golit të fitores për Tiranën në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut në “Qemal Stafa”, ashtu siç vendosi edhe ndeshjen e Superkupës po ndaj korçarëve, në stadiumin “Skënderbeu”, gushtin e kaluar. Tani, ai kërkon më shumë.
Me këtë deklarim, duket se Bala e ka vendosur të ardhmen, të paktën për një vit.
Tirana ia doli të fitonte një kupë, pak a shumë siç është tradita e saj, veçse tifozët e saj sezonin e ardhshëm presin që të realizohet premtimi i Balës, pra fitimi i titullit kampion, sukses që mungon prej vitit 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›