Jo më karroca e Rolls-Royce, nuse në kishë, me autobus
Një vajzë me fustan nusërie ka përdorur autobusin për të arritur në kishën ku do të martohej, e veshur dhe e rregulluar. Pasagjerët kanë menduar se ajo e kishte veshur fustanin për humor dhe askush nuk ia ka liruar vendin, me gjithë veshjen jo-komode që kishte vajza. Xheni Kloko, 28 vjeçe, kishte marrë linjën 407 në jug të Londrës. Nuse të tjera në ditën e tyre të madhe kërkojnë patjetër të hipin në një Rolls-Royce apo karrocë me kalë të bardhë kur duhet të shkojnë për në kishë. Por Xheni, me origjinë nga Ukraina, ka preferuar të përdorë transportin publik për të kursyer para. Bashkë me dy shoqërueset e saj ajo ka udhëtuar me autobus për dy orë. Më pas ka zbritur nga autobusi, ka pirë një çaj në një lokal në Manor Park meqë ishte herët, sërish e veshur me fustan nusërie, derisa i erdhi koha për ceremoninë në kishë. Xheni, gazetare e lirë që raporton për BBC World, tha se ishte e pazakontë për vajzat ukrainase që të udhëtonin me autobus në ditën e dasmës, por ja që ajo nuk e pati problem.