The Sun: Rita Ora, përgjigja britanike për Rihanën|video

Rita Ora dhe Tinie Tempah
The Sun i ka thurur elozhe fenomenit më të ri muzikor me origjinë nga Kosova, Rita Ora. Në një shkrim me titull Përgjigja britanike për Rihanën, The Sun shkon më tej duke thënë se këngëtarja e lindur në Kosovë dhe rritur në jugperëndim të Londrës është shumë më tepër se vajza nga Barbados.
Duke iu referuar koncertit të saj të parë në Londër, mbajtur në Hoxton të mërkurën, The Sun shkruan se Rita Ora këndoi 5 këngë përfshirë edhe publikimin më të fundit R.I.P, një bashkëpunim me Tine Timpah. Ky i fundit thuhet në artikullin e The Sun nuk është menduar dy herë për ti thënë PO bashkëpunimit me të.
Rita Ora është krahasuar shpesh herë me Rihanën sa i përkët pamjes së saj të jashtme, por kritika muzikore ka vlerësuar maksimalisht potencën e saj vokale, në krahasim me Rihanën.
Rita Ora – R.I.P. ft. Tinie Tempah