E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jo më sportele, nga sot shërbimet e Kadastrës ofrohen online përmes e-Albania

Nga dita e sotme (3 korrik) shërbimet e Kadastrës ofrohen online përmes platformës e-Albania. Të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë të kryejnë aplikime apo të marrin përgjigje, do t’iu mundësohet përmes dritares së e-Albania. Po ashtu, të gjithë dokumentet do të jenë me vulë elektronike, dhe me nënshkrim elektronik.

Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar për të marrë përgjigje, do të shohë se ku është ecuria e procesit.

Ashtu sikurse u bë me dije më 30 qershor nga Drejtoresha e Kadastrës dhe Kryeministri Edi Rama, nga kjo e hënë sportelet e Kadastrës janë mbyllur.

Kreu i qeverisë pasi paralajmëroi dorëheqje masive nga Kadastra, u shpreh se “nga e hëna, 3 korrik në Kadastër nuk mund të ketë më  “zgjidh ti se kujt do t’i shërbesh’. Nuk e përzgjedh dot. Nga e hëna, 3 korrik punonjësi i Kadastrës në Shkodër do të ketë përpara në kompjuter si t’ia nxjerrë algoritmi, raste për të trajtuar për një pronë në Delvinë. Punonjësi i Kadastrës në Gjirokastër do t’i dalë në kompjuter për të trajtuar rastin e një prone në Tropojë dhe askush nuk do të gjejë dot fillin sesi trajtohet prona, përveç makinerisë digjitale që do t’i përgjigjet përmes një sistemi elektronik kërkesave të qytetarëve”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›