Zelensky thirrje Gjeorgjisë: Lironi ish-presidentin Mikheil Saakashvili, duhet të mjekohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje qeverisë gjeorgjiane që të lirojë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili mbahet i burgosur prej më shumë se një viti.
Saakashvili, i cili është edhe shtetas ukrainas ka shërbyer si kreu i Komitetit Ekzekutiv për Reformën e Zelenskyt.
Ai u arrestua në vitin 2021 pasi u kthye në Gjeorgji dhe u burgos mbi ato që ai tha se ishin akuza të sajuara për shpërdorim detyre dhe përvetësim.
Shëndeti i tij u përkeqësua rëndë pas dy grevave të urisë. Zelensky tha se ndalimi i tij i zgjatur përbënte një dënim me vdekje.
“Asnjë qeveri në Evropë nuk ka të drejtë të ekzekutojë njerëz”, tha ai.
Zelensky shtoi se Kievi kishte thirrur ambasadorin e Gjeorgjisë në Ukrainë për të shprehur protestën dhe për t’i kërkuar që të largohej nga Ukraina brenda 48 orëve.
/rtsh.al/