E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtare/ Bëri testin e drogës, kryeministrja finlandeze rezulton negativ

Negativ. Ky ka qenë rezultati i testit të drogës i kryeministres finlandeze Sanna Marin. Kjo u bë e ditur nga shërbimi për shtyp i kabinetit qeveritar të Finlandës. Marin bëri testin e drogës më 19 gusht, pas qarkullimit të një video ku ajo shfaqej duke bërë kërcim provokues me një këngëtar.

Informacione më të detajuara për testin, mostrat dhe mënyrën e kryerjes së tij, pritet të bëhen publik nga zyra e kryeministrisë finlandeze.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›