Jo paqe ne iluzione. Netanjahu sfidon Obamen

Nuk mund të ketë paqe bazuar në iluzione ka qenë përgjigja e prerë dhe sfiduese e kryerministrit izraelit Benjamin Netanjahu gjatë diskutimeve me presidentin Barak Obama në Washington. Ndryshimi i kursit amerikan në politikën e Lindjes së Afërme ka çuar në divergjenca të hapura midis presidentit amerikan Barack Obama dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Netanjahu, e kundërshtoi ashpër kërkesën për një zgjidhje paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve në kufijtë para Luftës Gjashtëditore të 1967-ës. Gjatë një vizite të karakterizuar nga tensione të larta në Shtëpinë e Bardhë Netanjahu tha se për Izraelin është e pamundur që t'i mbrojë këta kufij e akuzoi indirekt presidentin amerikan për naivitet. Presidenti Obama theksoi se ka dallime të qarta në gjykimin e propozimeve të tij.
Megjithatë, ai theksoi, se marrëdhëniet midis dy vendeve janë dhe mbeten të ngushta. Politika e re e Obamës për Lindjen e Afërme parashikon negociata mundësisht të afërta midis Izraelit dhe palestinezëve mbi sigurinë e Izraelit dhe kufijtë e ardhshëm. Në Luftën e 1967-ës, Izraeli shtriu okupimin e tij në Bregun Perëndimor deri në kufijtë e lumit Jordan, Rripit të Gazës, Jeruzalemin Lindor dhe Majat Golan.