E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e Bosnjes emrat qe luajne kunder Shqiperise

 Përzgjedhësi i Bosnjë dhe Hercegovinës, Safet Sushiq ka bërë të ditur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian kundër Rumanisë dhe Shqipërisë. Sushiq ka publikuar listën pavarësisht faktit se pezullimi i Bosnjës mbetet në fuqi. 
FIFA dhe UEFA kanë paralajmëruar se do të mbështesin propozimin për ndryshimin e Statutit të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe premtuan se do të heqin masën e pezullimit pasi Kuvendi i Federatës së Bosnjës do të miratojë ndryshimet e paralajmëruara. 

Mbledhja e Kuvendit të Federatës së Futbollit të Bosnjës është caktuar për 26 maj dhe pritet që delegatët të miratojnë propozimin e Komitetit për normalizimin e gjendjes në “shtëpinë” e futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.  

Në rast se pezullimi do të hiqet, Bosnja dhe Hercegovina do të luajë kundër Rumanisë, më 3 qershor në Bukuresht, ndërsa katër ditë më vonë do të presë Shqipërinë në Zenicë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›