E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohen tendosjet Turqi-Francë

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, hodhi poshtë me vendosmëri një kërkesë që presidenti francez, Nicolas Sarkozy, të bërë Turqisë për të pranuar të shkuarën e saj.

Davutoglu tha se asnjë shtet me një të shkuar koloniale nuk mund t’i japë Turqisë leksione mbi përballjen me historinë.

Ai tha se do të ishte mirë nëse Franca përballet me të kaluarën e vet.

Ankaraja thotë se vrasjet në masë të armenëve midis vitit 1915 dhe 1923 ishin rezultat i trazirave gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shembjes së Perandorisë Osmane.

Por Armenia, së bashku me një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar, thotë se ishte gjenocid.

Sarkozy, gjatë një vizite në Armeni javën e shkuar, u shpreh se duhen krijuar ligje që të konsiderojnë si kriminelë mohuesit e gjenocidit.

Presidenti francez gjithashtu preku një tjetër argument tendoses midis vendit të tij dhe Ankarasë, duke përsëritur kundërshtimin ndaj kërkesës së Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me arsyetimin se Turqia nuk është një vend evropian.

Ky kundërshtim ka sjellë një keqësim të shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe.

Chengiz Aktar, i Universitetit Bahcesehir në Stamboll, është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Politikanë të rangut të lartë, si Nicolas Sarcozy, po hedhin baltë mbi këtë vend. Kjo nuk është mënyra e përshtatshme për t’u sjellë me një partner të ardhshëm”, theksoi Aktar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›