"Jo" për Kaka, Man Utd: Nuk na duhet
Mançester Junajtid nuk është i interesuar për Kakanë. Pas shumë spekulimesh, vjen tashmë një "Jo" për numrin 22 të Milanit. Tratativa mes Mançester Junajtid dhe Milanit është një nga çështjet e diskutuara gjatë këtyre ditëve. "Red Devils" janë në kërkim të një fenomeni për të zbehur largimin të Kristiano Ronaldos. Por zëvendësuesi i mundshëm (gjithnjë nëse Ronaldo do të shkojë vërtetë te Real Madrid...) nuk do të jetë Kaka. Në fakt tabloidet angleze "People" e "Sunday Star", theksojnë se, Junajtid e ka fshirë hipotezën për të blerë Kakanë: "është një lojtar i madh, njoftohet në të përditshmet britanike, por nuk i intereson Mançester Junajtid...".