Ros dorëzohet para Lorencos
Horge Lorenco fiton garën e Japonisë në klasin MotoGP me një provë forcë, duke propozuar kështu një kandidaturë autoritare për botërorin. Në suksesin e tij të dytë në MotoGP, ai kalon në krye të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Rosi e 3 më shumë se Stoner. Pas shpatullave të tij një Valentino Rosi, të cilit pas një pjese të parë të garës super, i është dashur të nxjerrë në pah të gjithë klasin e tij për të mbajtur pas një Dani Pedroza të rigjeneruar pas shumë problemesh fizike. Motegi konfirmohet si një piste e mallkuar për Dukatin, me Stonerin që gjen ritmin vetëm në pjesën e dytë të garës dhe e mbyll në vendin e katërt, para Doviciozos. Mirë edhe Melandri me një vend të gjashtë inkurajues. I shtati Kapirossi, që lë pas Mika Kalion, i cili vazhdon të bindë gjithnjë e më shumë. Në nisje ndodh një gjë e pazakontë: Valentino starton si raketë, ndërsa Dukati Stoner nuk i ngjan një reaktivi. Nisje e mirë edhe për Pedrozën, i cili nga vendi i 11-të e shikon veten para Lorencos. Stoner humbet kohë të çmuar me Vermeulen e Melandrin, që ia bëjnë të vështirë jetën për disa kohë. Valentino provon të arratiset, por hapi i Lorencos e Perdozës është i konsiderueshëm. Shtyn fort edhe Andrea Doviciozo, ndërsa Stoner përmirëson paska sapo gjen pistë të lirë përpara. Kur duheshin edhe 13 xhiro nga fundi, Valentino, i cili kishte provuar të rezistonte, ia dorëzon kreun Lorencos. Asnjë nuk e ka hapin e dy Yamahave zyrtare, që vazhdojnë të ulin kohët më të shpejta xhiro pas xhiroje. Honda Hrc humbet diçka dhe afrohet nga pas Stoner. Lorenco shkëputet dhe Rosi duhet të ruhet nga Pedroza, i cili për pak sa humbet mundësinë për ta parakaluar. Lorenco e menaxhon mirë kreun dhe e fiton në mënyrë bindëse garën. Dhe në fund do të shprehej: "Në Katar kishim probleme, me këtë fitore u rikthyem. Nuk e prisja të fitoja, sepse ‘Bridgestone‘ janë akoma prapa në krahasim me të tjerat. Duhet të ambientohemi. Por në fund edhe suksesi im i dytë në MotoGp: Jam shumë i lumtur. Tani e pres gjithë Spanjën në Jerez për të më mbështetur...". I kënaqur është shprehur edhe Rosi: "Janë 20 pikë pozitive për ne, pasi në disa xhiro mezi garoja".
MOTOGP
Klasifikimi
Pilotët
1. H. Lorenco 41
2. V. Rosi 40
3. K. Stoner 38
4. A. Doviciozo 22
5. D. Pedroza 21
Konstruktorët
Skuadrat Pikët
1. Yamaha 45
2. Dukati 38
3. Honda 27
4. Suzuki 18
5. Kavasaki 12
MOTOGP
Klasifikimi
Pilotët
1. H. Lorenco 41
2. V. Rosi 40
3. K. Stoner 38
4. A. Doviciozo 22
5. D. Pedroza 21
Konstruktorët
Skuadrat Pikët
1. Yamaha 45
2. Dukati 38
3. Honda 27
4. Suzuki 18
5. Kavasaki 12