Shqiptarët, peng i realitetit virtual në Maqedoni
Që nga viti 1991, kur zyrtarët maqedonas, trashëgues të shtetit të krijuar nga Tito, shpallën pavarësinë e shtetit përmes referendumit që shqiptarët e bojkotuan e deri më sot, çështja e prezencës së popullit shqiptar dhe territorit shqiptar nën sovranitetin e shtetit të Maqedonisë mbetet e hapur, me tendencë që asnjëherë të mos mbyllet!
Krahas referendumit për autonomi politikë-territoriale të shqiptarëve, në kuadër të Republikës së Maqedonisë, që në atë kohë nuk u përfill nga faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mund të thuhet se nuk është bërë asnjë hap konkret për të zgjidhur problemin shqiptar, jo edhe aq të komplikuar.
Gjithë ajo që shqiptarët bënë pas këtij referendumi, ka qenë pjesëmarrje aktive në ndërtimin e shtetit virtual njënacional të Maqedonisë, ku shqiptarët do të kenë status të problemit, i cili duhet të menaxhohet, por jo të zgjidhet nga ana e "maqedonasve" etnisë me identitet kombëtar, pothuajse inekzistent dhe posedues ekskluziv të shtetit-dhuratë.
Tetëmbëdhjetë vite resht, shqiptarëve iu imponohet pjesëmarrja në këtë iluzion kolektiv, me logjikën e robit, që në mënyrë të pakushtëzuar identifikohet me krijesën hibride, të cilën e mban gjallë mbi kurrizin e tij.
Mirëqenia sociale-ekonomike dhe politike e popullit shqiptar, tani më besohet të jetë vetëm një mit rruge dhe një fantazi, e jo një e drejtë natyrore, që i takon llojit njerëzor, e drejtë, e cila asnjëherë nuk do të realizohet derisa ky shtet vazhdon të funksionojë me modelin e tij unitar.
Shqiptarët, këtij shteti i nevojiten për tri gjëra, të figurojnë në numrin e përgjithshëm të popullsisë në territor nën sovranitetin e Maqedonisë, të paguajnë qira, duke mbushur arkën shtetërore me paratë e tyre, të cilat do të shpenzohen për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe kulturor të "etnisë superiore maqedonase" dhe të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ku do t‘i zgjedhin përfaqësuesit e tyre politik, në cilësi të legjitimuesve të diskriminimit institucional, gjenocidit kulturor dhe ekonomik që u bëhet elektoratit të tyre dhe përkrahësve të verbër të gënjeshtrës së madhe, që lyhet e stoliset për të mbuluar faktin se vetë natyra artificiale e këtij shteti, është në fakt substanca e mosfunksionimit dhe autodestruktivitetit të tij.
U pa forca jonë politike, e cila gjithmonë ngeli e varur nga vullneti dhe zemërgjerësia e etnisë "superiore" maqedonase, e cila superioritetin e saj e tregoi me degradimin e skajshëm të elementit shqiptar, duke i dhënë lëmoshë që të jetë mirënjohës, ndërsa, zemërgjerësinë e dëshmoi me përfaqësuesit politikë shqiptarë, të cilëve ua lejoi integrimin e pjesshëm dhe inferior në strukturat shtetërore, me gjithë ato privilegje që i bënë ata të ndihen aq të lumtur dhe të denjë për të qenë aq besnik ndaj absurdit të këtij shekulli "Republikës unitare demokratike dhe multietnike të Maqedonisë dhe aspiratave të saja euroatlantike".
Në këtë hapësirë të ngushtë të veprimit, forca politike shqiptare buroi vetëm nga injoranca e popullit, që në mënyrë naive u bë peng i një iluzioni, që shqiptaret do të mund të jenë të barabartë në këtë shtet, pa qenë më bartës të sovranitetit, në të gjitha segmentet e sistemit shtetëror.
E tani, në kohën kur "etnia maqedonase" përjeton fazën ekstreme të përdhosjes së saj, duke fortësuar pushtetin ekzekutiv dhe mekanizmat e saja për represion dhe shtetin korporativ fashistoid që ndërhyn në çdo sferë të jetës shoqërore, shqiptarët përfundimisht filluan të vetëdijësohen, se burimi i problemeve të tyre nuk është vetëm paaftësia e partive të tyre politike, por rregullimi absurd shtetëror, i cili nuk korrespondon me natyrën e vërtetë të përbërjes etnike, kulturore, historike dhe gjeografike të këtij shteti.
Ky shtet ndodhet në prag të kolapsit ekonomik dhe izolimit total, në emër të mbrojtjes së realitetit virtual që kulminon me ambicien e ndërtimit të shtetit autokrat të Mesjetës. Dhe, derisa "etnia maqedonase" e jeton ëndrrën e shtetit të fuqishëm njënacional dhe ortodoks, shqiptarët nga inati, vazhdojnë të mohojnë varësinë dhe pozitën e tyre inferiore, duke e fshehur qyqarllëkun me maskën e "konstruktivitetit" se gjoja nga ne, këtë e kërkon faktori ndërkombëtar, i njëjti ai faktor, që paraqitej si garant i implementimit dhe jetësimit të Marrëveshjes së vdekur të Ohrit.
Shqiptarët, në të kaluarën, në masë të madhe, në mënyrë të pakushtëzuar e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar kundër interesave të tyre, por zgjedhjet e fundit lokale dhe presidenciale dëshmuan një pjekuri të shëndoshë politike, duke mos votuar kandidatët presidencialë maqedonas, të cilët, si gjithmonë nuk ofronin asgjë për shqiptarët, derisa në zgjedhjet lokale votuan në mënyrë masive për kandidatët shqiptarë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike.
Për herë të parë, Maqedonia ka Presidentin e saj, i cili si pasojë e bojkotit nuk është legjitim për shqiptarët. Po i njëjti bojkot duhet të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që të mund të ndalohet njëherë e përgjithmonë legjitimimi i sistemit juridiko-kushtetues dhe politik, që na mban peng të këtij realiteti të dhimbshëm virtual, ku liria, demokracia, barazia, stabiliteti politik dhe mirëqenia jonë sociale dhe ekonomike, janë ëndrra të largëta dhe premtime të kota parazgjedhore, ndërsa degradimi dhe shfrytëzimi i egër ekonomik e politik janë pjesë e përditshmërisë sonë.
Ka ardhur koha që të pushojmë së qeni rob i iluzionit të huaj, viktima të mohimit të së vërtetës dhe të natyrshmes, të hapim shtigjet për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë, fillimisht duke u përballur me të drejtën e gjithkujt, që të zgjedhë rrugën e tij, sado absurde të jetë ajo, por jo mbi kurrizin tonë dhe gjeneratave që vijnë pas nesh.