E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jo presion ne KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor"

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, duhet ta kryejne punen e tyre larg nderhyrjeve dhe presioneve. Kjo ishte thirrja qe beri dje kryeministri Berisha, gjate nje interviste per radion "Zeri i Amerikes". Duke folur per procesin e ankimit kreu i qeverise konkludoi se puna e KQZ-se dhe organeve te tjera zgjedhore, ishte ne perputhje te plote me ligjin. "Une jam shprehur se rezultati perfundimtare, del nga KQZ, i cili mesa shoh une ka bere nje pune shume serioze ne zbatim te ligjit. Institucionet e vleresimit te rezultateve, si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor jane institucione qe do te bejne pune e tyre, pa asnje lloj presioni", deklaroi kryeministri per "VOA"-n. Por sipas Berishes, ekspertet ligjor te cdo partie politike kishin te drejte te conin ankesat e tyre pas KQZ-se edhe ne Kolegjin Zgjedhor, duke theksuar se kete do ta bente edhe PD kur ta shikonte te arsyeshme. Kryeministri vleresoi si defekt te vetem te ketyre zgjedhjeve, zgjatjen e procesit te numerimit te votave si pasoje e numrit te vogel te sallave te numerimit. Sipas Berishes, ne zgjedhjet e ardhshme ky numer duhet te dyfishohet per ta bere numerimin me te shpejte dhe me pak te lodhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›