KQZ vendos unanimisht per Qarkun e Fierit
Rozeta Rapushi
Partia Socialiste fiton mandatin e nente ne Qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi dje me shtate vota pro dhe asnje kunder, tabelen perfundimtare te rezultateve per Qarkun e Fierit, pas numerimit te dhjete kutive te votimit, duke shpallur fituese seline roze me 9 mandate, perkundrejt PD-se me 6 mandate. Keshtu, ne Kuvendin e ardhshem, deputet do te jete edhe Pirro Lutaj, i cili nuk mundi ta fshehe gezimin per fitoren, pas shpalljes se rezultatit nga KQZ. Nderkohe qe humbi mundesine per te shkelur ne Kuvend, konkurrenti demokrat qe deri dje kishte mandatin per Qarkun e Fierit, Eno Bozdo. Pas dhenies se ketij vendimi, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, gjeti vendin t'i pergjigjet te gjitha akuzave publike, qe jane drejtuar deri me sot ndaj tij, nga opozita. "Dua t'ju kujtoj te gjithe sharlataneve, se ne jemi nje komision qe udhehiqemi vetem nga ligji dhe zbatojme ne menyre korrekte ate", tha Ristani, pa permendur emra konkrete. Me kot tentoi Partia Demokratike qe te ndryshonte serish rezultatin per kete qark. Perfaqesuesit ligjor te saj ne KQZ, kerkuan rivleresim dhe rinumerim te votave dhe per qendrat e votimit 3185 dhe 3188 ne Qarkun e Fierit. Kerkese kjo e cila nuk u pranua nga shumica ne KQZ. Me vendimin e djeshem te KQZ-se, rezultati per Qarkun e Fierit, mund te cilesohet i mbyllur, vetem nese ndonje force politike e ankimon ate ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit. Sipas rezultateve zyrtare te nxjerra nga Komisioni me i larte zgjedhor, mandatet ne Qarkun e Fierit jane ndare 9 per PS, 6 per PD dhe 1 per LSI-ne. Sipas listave emerore te dhena nga partite politike, me nje ndarje te tille rezulton se nga Partia Socialiste per Qarkun e Fierit, deputete do te jene; Gramoz Ruci, Ermelinda Meksi, Albert Caci, Fatos Tushe, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ervin Koci, Arben Cuko dhe Pirro Lutaj. Ndersa nga Partia Demokratike do te hyjne ne Kuvend per Qarkun e Fierit; Sokol Olldashi, Ilir Bano, Mesila Doda, Enkelejd Alibeaj, Vasillaq Ngresi dhe Fatos Beja. Per LSI-ne ne kete qark, fitoi vetem Dritan Prifti.