E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo riformatim të KQZ-së, ndarja e mandateve nga Kolegji, precedent

08-08-2013 / Gazeta 55

Ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përballur me vështirësi në administrimin e procesit zgjedhor për shkak të mungesës së kuorumit për vendimet që kërkonin shumicë të cilësuar. Megjithëse e konsideron një veprim që ndihmoi në transparencën e asaj që ndodhi në Lezhë e në Shkodër më 23 qershor, ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se ky vendim ishte ekstraligjor.
Edhe ndarja e mandateve nga Kolegji është një precedent por për Kristaq Kumen kjo ishte rruga e vetme ligjore për sa kohë nuk ishin 5 anëtarë në KQZ. Sipas tij KQZ-ja funksionoi nën presionin politik. Por a mund të behët një riformatim i strukturës së KQZ-së. Për ish kreun e këtij institucioni, kjo mund të ndodhë nëse bëhet reforma elektorale ose në rast se konstatohen shkelje ligjore nga anëtarët e KQZ-së  për tu kërkuar ndërprerja e mandatit të tyre. Megjithatë për Kristaq Kumen procesi zgjedhor i 23 qershorit ka shënuar progres në politikën shqiptare, pasi humbësi për herë të parë pranoi rezultatin dhe administrimi u bë më i lehtë. “Por rol të rëndësishëm në këtë proces ka luajtur vota qytetare”- tha ai, që përcaktoi qartë fituesin e zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›