E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galaksi: Milani na ka ofruar një ofertë qesharake

Marrëveshja për qëndrimin e Devid Bekamit në Milano duket se ka dështuar përfundimisht. Presidenti i klubit amerikan Los Anxhelos Galaksi deklaron se oferta e Milanit për të mbajtur yllin anglez është qesharake. Me këtë, presidenti i amerikanëve, Tim Leuike, ka mbyllur çdo derë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Na kanë bërë një ofertë qesharake. Nëse mendojnë se mund të tallen me ne, gabohen rëndë. David do vijë në Los Anxhelos në datën 9 mars, dhe do të sillet si një profesionist i vërtetë”, deklaron presidenti i Los Anxhelos Galaksit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›