Jo vetëm Korça, por gjithë Qarku i Korçës do të votojë PD

18/06/2005 Kandidati i PD-së për Korçën, sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode
Cilat janë arsyet që zgjodhët Korçën për të kandiduar si deputet?
Arsyet që zgjodha Korçën për të kandiduar si deputet i saj janë të shumta, sepse edhe problemet e Korçës janë të shumta, por unë do të veçoja dy prej tyre, që më shtynë për të kandiduar në Korçë. Së pari, si një politikan që vij nga kjo trevë dhe së dyti si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ndjeja detyrimin që kisha për të kandiduar në qytetin e Korçës për t'i dhënë impuls fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Pra, kanë qenë arsye politike dhe arsye personale. Arsyet politike përmbledhin detyrimin tim për të qenë në ballë të një fushate, e cila në Qarkun e Korçës do të rezultojë me fitore e Partisë Demokratike, me fitore të thellë. Ndërsa arsyet personale kanë qenë të tilla që do të kandidoja patjetër në pellgun e Qarkut Korçë.
Çfarë vlerësoni më tepër te banorët e Korçës?
Te banorët e Korçës mund të vlerësoj dhe të vë në dukje shumë elementë, që një sy tjetër nuk do t’i vërente. Por, sidoqoftë, unë do të konfirmoja edhe një herë atë që Shqipëria shikon te Korça: njerëzit e kulturës, të cilët dinë të bashkëjetojnë në komunitet dhe që dinë të gjejnë mirëkuptimin. Qytetarët e Korçës janë njerëz të matur, të mençur, punëdashës dhe mbi të gjitha janë banorë që kanë aspirata për t’u zhvilluar, për të qenë pjesë e ndryshimit dhe për të kërkuar më shumë. Kjo është një nga elementët kryesorë të këtij komuniteti, por që i jep garanci fitores sonë në fushatën tonë elektorale.
Në ç’raste jeni ndjerë keq gjatë takimeve me banorët e zonës tuaj elektorale?
Sigurisht që keq ndihesh gjithmon kur njerëzit parashtrojnë probleme nga më të ndryshmet dhe më të dhimbshmet. Takon njerëz që vuajnë, që kanë probleme të mëdha, që janë në nevojë etj. Këto kërkojnë sigurisht ndjesi njerëzore, por problemi është që t’i zgjidhësh ato. Ne kemi për mision për t’u dhënë kurajo dhe shpresë. Kemi për mision për t’i angazhuar dhe për t’i nxjerë nga pasiviteti që edhe ata të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha, por edhe pjesë e zgjidhjes së problemeve, duke filluar nga ato personale, tek ato të lagjes dhe deri te problemet e qytetit të tyre.
Çfarë do të bëni ndryshe në katër vitet e ardhshme?
Besoj se gjithçka do të bëhet ndryshe. Edhe si deputet do të realizoj gjithçka ndryshe, në krahasim me paraardhësin tim socialist, i cili pasi mori mandatin në vitin 2001, nuk u duk më në qytetin e Korçës për katër vjet me radhë. Do të jem zëdhënësi i këtyre njerëzve. Qytetarët kanë halle dhe probleme të shumta. Do të përpiqem t’i ndihmoj në çdo kohë. Do t’i përfaqësoj ata në institucionet e shtetit. Në katër vitet e ardhshme zona ime elektorale, do të jetë një zonë urbane e zhvilluar dhe e ndërtuar mirë. Nuk do të lejoj që zona të mbetet një bidon vil, një lagje e braktisur, e harruar, e mbytur nga plehrat, smogu, papunësia dhe mjerimi, nga gjithë problemet e akumuluara nga një qeverisje cinike përballë halleve dhe nevojave të këtij komuniteti. Besoj se jo vetëm raportet e mia me Korçën, por edhe në raport me qeverisjen e ardhshme, e cila do të jetë e ndershme, e përkushtuar dhe e pakorruptuar, që do të implementojë një program zhvillimi për të gjithë vendin, do të krijojë një kuadër krejt ndryshe shprese, besimi, mirëqenie për të gjithë shqiptarët dhe për banorët e Korçës. Për të gjitha këto arsye kandidatët e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës do të rezultojnë me fitore të thellë.
Programi elektoral i PD për Korçën
-Punësimi i të rinjve, prioritet absolut
-Shndërrimi i i Korçës në një qytet modern, mbështetur në investime publike me gjelbërim, pastrim, rrugë, lulishte
-Integrim i grupeve shoqërore në nevojë duke pasur si prioritet strehimin dhe shkollimin e tyre
-Rigjallërimi i traditës korçare nëpërmjet mbështetjes së bizneseve prodhuese dhe profesioneve të traditës për t’i dhënë një impuls zhvillimi produkteve dhe veprimtarive tradicionale
-Përmirësim të shërbimeve publike, ujë, drita, transport publik
-Ulje të taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm deri në përgjysmim të tyre
-Dyfishim i investimeve në sektorin e arsimit, internet dhe anglisht në çdo klasë, dyfishim të pagave të ulëta të punonjësve të arsimit, arsimim profesional, hapja e universiteteve për të gjithë të rinjtë shqiptarë, pa konkurs, duke nxitur garën e dijeve
-Reformim në kujdesin shëndetësor, në saj të mbështetjes buxhetore, duke e rritur atë nga 2% që është sot në 4%
-Dyfishim të pensioneve, garantim i ndihmës sociale mbi nivelin e minimumit jetik
Ridvan Bode
Lindur në Korçë në vitin 1959
Diplomohet në Fakultetin Ekonomik, dega financë në vitin 1983 me rezultate të shkëlqyera
Ka punuar në Prrenjas, Librazhd deri në vitin 1990
Fillon studimet pasuniversitare në vitin 1992
Në vitin 1993 diplomohet me vlerësimin “Cum maxima laude” (shkëlqyeshëm)
Studimet e thelluara i përfundon në vitin 1994 dhe merr titullin “Master Recherche of science” me vlerësimin “Cum maxima laude” (tema e studimit është botuar në Francë)
Në vitin 1995 emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave
Në vitin 1996 zgjidhet deputet dhe ministër i Financave
Është zgjedhur disa herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe që nga viti 1997 është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë
Vepror Hasni