Kapet udhëheqësi i Al-Kaidës në Mosul
18/06/2005 Forcat amerikane në Irak njoftojnë se kapën udhëheqësin e degës së Mosulit të Al-Kaidës në Irak. Në një deklaratë thuhej se ai ishte Muhamed Khalaf Shakar, i njohur si Abu Tahla. Gjenerali amerikan, Donald Alston, e quajti arrestimin një goditje të rëndë për kryengritësit në Irak dhe tha se aleati i Bin Ladenit, u dorëzua pa paraqitur rezistencë. Ndërkohë, një shpërthim vetëvrasës ndaj një autokolone me policë irakenë dje në Bagdad shkaktoi të paktën 6 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi në rrugën famëkeqe, që të çon në aeroportin e Bagdadit. Po sot, një gjykatës irakian dhe shoferi i tij u vranë, ndërsa po shkonin në punë në qyteitn e Mosulit. Ndërsa në Kirkuk, të paktën 6 irakenë u plagosën kur një person, në një sulm vetëvrasës, shpërtheu makinën pranë një autokolone me ushtarë irakenë. Ushtria amerikane njofton ndërkohë se 5 marinsa amerikanë u vranë dje kur mjeti i tyre ndeshi në një bombë në afërsi të Ramadit.