35 vjet punë me ndershmëri në qytetin e Korçës sigurojnë fitoren time

18/06/2005 Ahmet Hoxhallari, kandidat i Partisë Socialiste, zona elektorale nr.81
Cilat janë arsyet që zgjodhët zonën elektorale nr.81 për të kandiduar si deputet?
Arsyeja është fare e thjeshtë. Në këtë qytet kam punuar dhe jetuar për 35 vjet me radhë. Këtu kam rininë time dhe gjithçka tjetër të shenjtë. Këtu kam miqtë e mi, shokët dhe bashkëqytetarët. Si mjek, nuk jam kursyer asnjëherë për cilindo që ka patur nevojë për ndihmën time. Kam qëndruar mjaft afër shëndetit të banorëve të këtij qyteti, tashmë me kandidimin tim kërkoj të jem edhe më pranë halleve të tyre për t’i ndihmuar. Dihet nga të gjithë që kam sjellë investime të shumta në spitalin e qytetit, tashmë me rreth 1 milion dollarë ky spital do të modernizohet. Ky investim është në negociata e sipër. Nëse do të jem deputet i kësaj zone, ashtu siç bëra të gjitha përpjekjet për spitalin, të njëjtën gjë do të bëj edhe për zonën nr.81 dhe për këtë jam i sinqertë.
Çfarë vlerësoni më shumë te bashkëqytetarët tuaj?
Kam 35 vjet që jetoj me ta. I njoh problemet dhe shqetësimet e tyre. Kam gjetur gjithmon mirkuptim dhe respekt. Qytetarët e mi janë njerëz me kulturë dhe traditë qytetare. E dashurojnë Korçën dhe duan ta shohin gjithnjë në krye të zhvillimit, duan të ngrehin dhe të ringjallin traditat kulturore. Për të gjitha këto i vlerësoj, sepse të japin mundësi për bashkëpunim. Të kuptojnë drejt në përpjekjet që bën për ta dhe dinë të vlerësojnë edhe vështirësite me të cilat po përballet vetë vendi në këto 15 vjet. Gjithsesi, jam bashkëqytetari i tyre dhe jam njëri prej tyre.
Me çfarë probleme jeni hasur gjatë takimeve elektorale?
Po, kjo është e vërtetë, gjatë takimeve të mia me banorët e zonës elektorale kanë dalë probleme të shumta. Së pari, mungon infrastruktura. Rrugët janë shumë të dëmtuara. Ka patur ankesa për energjinë elektrike dhe faturat, por mbi të gjitha ajo që vërehet lehtësisht është papunësia. Vërej se në lagjen nr.6 dhe nr.8 problemet e banorëve janë edhe më të mprehta. Nuk mohohet asgjë nga ajo që është arritur, por, gjithsesi, njerëzit kërkojnë zgjidhje të problemeve, me të cilat po hasen aktualisht.
Ç'do të bëni për Korçën në katër vitet e ardhshme?
Punësimi i njerëzve do të jetë në qendër të programit tim për katër vitet e ardhshme. Për të hapur vende të reja punë do të jem gjithnjë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm. Së dyti, do të përqëndrohem në infrastrukturën e qytetit tim. Kuptohet fondet nuk janë në dorën e deputetit, por unë, në rast fitoreje, do të jem një kordinator i shkëlqyer mes qeverisë dhe qytetit të Korçës, por edhe mes halleve dhe probleme të njerëzve për të mos i braktisur kurrë ata. Nëse kam jetuar 35 vjet me punë e ndershmëri, këtë do ta bëj edhe në të ardhmen. Të gjitha këto jam i sigurtë se garantojnë fitoren time si deputet në këtë zonë. Në mënyrë të figurshme do të thosha se fushata ime elektorale ka 35 vjet që ka filluar dhe tashmë njerëzit e dinë se çfarë mund të bëj për ta, sepse në 35 vitet e jetës time nuk i kam zhgënjyer asnjëherë.
Ahmet Hoxhallari
Lindur më 27 qershor 1944
Në vitin 1969 përfundon Fakultetin e Mjekësisë
Pas studimeve pasuniversitare specializohet për kirurgji
Për më shumë se 32 vjet ka punuar si kirurg
Që nga viti 1998 është drejtor i spitalit të Korçës
Për përkushtim në punë është dekoruar disa herë
Në vitin 2004 Këshilli i Qarkut Korçë i jep titullin “Nderi i Qarkut”
Programi i Partisë Socialiste për Korçën
Arsim: Do të ngrihen objekte të reja shkolle, çerdhe dhe kopshte
Shëndetësi: Çdo lagje do të ketë mjek të përgjithshëm, infermiere dhe mami
Ekonomi: Në saj të përkujdesit ndaj biznesit, në Korçë do të rrisim të ardhurat dhe punësimin
Përkujdesi social: Në qendrën e Formimit Profesional në Korçë do të riaftësohen profesionalisht 5000 vetë për t’u punësuar në sektorin privat dhe shtetëror
Mjedisi: Do të dyfishohen sipërfaqet e gjelbëra
Infrastruktura: do të sigurohen fonde për të gjitha rrugët e brendshme të Korçës