Jo vetem pune burrash - Ne Egjipt po protestojne edhe grate

Grate majtas burrat djathtas therret nje burre ne hyrje te sheshit Tahrir. Pas sulmeve te pergjakshme te javes se kaluar ata qe hyjne ne shesh kontrollohen me kujdes. Prane ushtareve gjenden edhe tri gra qe kontrollojne leter-njoftimet dhe cantat. Njera prej tyre eshte e mbuluar me ferexhe tjetra eshte e veshur me xhinsa qe i rrine puthitur pas trupit kurse e treta mban ne koke nje shami me ngjyrat e flamurit egjiptian.
Shumica e grave qe rrine ne radhe per te hyre ne sheshin e protestes kane neper duar bohce me ushqime dhe batanie. Ne shesh ka plot gra ne moshe dhe vajza te reja madje edhe familje.
Nje studente sqaron se pse po proteston Ende nuk ka ndryshuar me te vertete ndonje gje. Ata kane ndryshuar fytyrat por jo paragrafet e kushtetutes. Kjo mund te behet shpejt megjithate ne sna kane premtuar asgje as liri shtypi as te drejtat e njeriut. Per sa kohe nuk jane marre vendime te tilla ne nuk i besojme njeriu.
Ketu jemi te gjithe bashke - te pasur e te varfer papritur nuk ka dallime - sqaron nje e re qe punon ne nje banke.
Nje grua e moshuar Isla tregon se fillimisht ne proteste kishte marre pjese e bija dhe i nipi. Ajo thote se kishte pasur frike se kishte pare edhe pamjet ne televizor por pastaj kishte dale edhe ajo ne shesh. Ne ketu jemi te lidhur shume me njeri-tjetrin gje e mire kjo edhe pse une kam ende frike se mund ti ndodhe gje vajzes dhe nipit.
Ky eshte Egjipti i vertete kete fjali e degjon keto dite shpesh ne sheshin Tahrir. Duket sikur ne mes te kryeqytetit ka lindur nje shtet i ri. Nje shtet ku qytetaret kujdesen vete per pastertine sillen me respekt ndaj njeri-tjetrit.
Gjyshja Islah thote se sheshi Tahrir eshte e ardhmja. Prej ketej do te startoje nje e ardhme shume e mire per femijet dhe nipat dhe mbesat e mi. Ketu fillon e ardhmja tek sheshi Tahrir.
AutorEsther Saoub / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti