Angela Merkel dhe ish-MPJ Frank-Walter Steinmeier perpara komisionit hetimor te Bundestagut per Kundus-in

Kancelarja Angela Merkel CDU dhe ish-MPJ Frank-Walter Steinmeier jane deshmitaret e fundit qe do te marre ne pyetje Komisioni hetimor parlamentar per Kundusin. Ky komision ka rreth nje vit qe po merret me sulmin ajror te shtatorit 2009 ne Afganistan prej te cilit u vrane 91 vete dhe u plagosen 11 te tjere. Komisioni ka pyetur te gjithe politikanet e tjere perfshi edhe ministrin e Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg per te krijuar prej gjithe ketyre guresh mozaiku nje pamje te plote per ngjarjet e asokohe.
Pas ketij sulmi i cili shkaktoi reagime te forta ne publik kancelarja Merkel tha Me vjen shume keq per vrasjen dhe plagosjen e te pafajshmeve. Per mua eshte e rendesishme ta them kete perpara parlamentit dhe perpara popullit afgan.
Me 3 shtator 2009 talebanet vune nen kontroll ne afersi te Kundusit dy makina cisterne qe transportonin karburant per trupat amerikane. Per shkak se makinat mbeten ne shtratin e lumit rebelet thirren per ndihme fshataret e zones. Nje informator afgan i ushtrise gjermane i pa keto dhe njoftoi se tek automjetet gjendeshin vetem talibane dhe nder ta edhe drejtues te larte te tyre. Komandanti gjerman Georg Klein kerkoi ndihmen e trupave amerikane dhe dy avione ushtarake amerikane i bombarduan makinat cisterne. Komandanti Klein nuk ishte konsultuar me pare me shefat e vet. Klein e justifikon urdherin e tij me pasoja te renda me arsyetimin se makinat cisterne perbenin gjoja rrezik per kampin e Bundeswehrit qe gjendej ne afersi.
Disa jave me vone u be e qarte se objekti i vertete i sulmit ishin talebanet. Kjo sipas kryetares se Partise Ekologjike Claudia Roth Perben vrasje te qellimshme.
Por Bundeswehri nuk ka mandant per nje veprim te tille me perjashtim te rasteve kur bie direkt ne kontakt me armikun. Dhe ne kete rast nuk ishte keshtu. Po ashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes Franz Josef Jung tha fillimisht se te vraret ishin pa perjashtim talibane. Edhe kjo doli me pas se nuk qe e vertete.
Politika informative e qeverise federale shnderrohet gjithnje e me teper ne dizaster dhe jane mediet qe nxjerrin pjese-pjese ne drite te verteten e ketij sulmi ajror me pasoja vdekjeprurese. Ministri i Mbrojtjes Franz Josef Jung detyrohet te jape doreheqjen. Pasardhesi i tij Karl-Theodor zu Guttenberg liron nga detyra dy bashkepunetore te larte sepse mendon se nuk e kane informuar si duhet. Kancelarja e cila asokohe gjendej ne fushate elektorale premtoi sqarimin e thelle te ketij sulmi.
Sqarimi deri ne fund i ketij incidenti dhe pasojat e tij jane te vetkuptueshme per mua dhe per te gjithe qeverine federale. Bundeswehr-i do te jape per kete kontributin e vet me te gjitha forcat qe ka ne dispozicion. Une nuk mund dhe nuk dua ti trajtoj sot perfundimet. Por ju them se ne nuk do te zbukurojme asgje por edhe se nuk i pranojme paragjykimet.
Merkelit do ti duhet te shpjegoje perpara komisionit hetimor te Bundestagut per Kundusin se perse qeveria gjermane nuk e informoi si duhet opinionin publik dhe parlamentin. Si kancelare ajo kishte ne fund te fundit pergjegjesine politike. Eshte afermendsh qe nje nga shkaqet per manaxhimin mizerabel te krizes nga ana e kancelares dhe e ministrit te saj te Mbrojtjes ishte fushata per zgjedhjet parlamentare.
AutorNina Werkhuser / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti