E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e deshmitareve ne Kosove

Zyrtare te misionit EULEX ne Kosove thone se ata me efikasitet mund ti mbrojne deshmitaret sepse per kete ky mision ka nje njesi policore te posacme. Shqetesimet per mungesen e efikasitetit ne mbrojtjen e deshmitareve ne Kosove u paraqiten ne raportin e raportuesit ne Keshillin e Evropes Dik Marti. Ai tha se deshmitaret ne Kosove nuk jane te sigurt qe te japin deshmite e tyre dhe per kete ai ben fajtore organet kosovare te drejtesise perfshire ketu edhe misionin EULEX.

Por zedhenesi i ketij misioni Blerim Krasniqi thote se njesiti i misionit EULEX per mbrojtjen e deshmitareve ka pasur disa raste ne Kosove ku e ka kryer detyren me sukses.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi.EULEX hedh poshte kritikat

Per momentin ky njesit ka kapacitete qe te veproje. Nese nevojitet apo kerkohet qe te kete nje numer me te madh policesh brenda njesitit atehere ky njesit mund ti pershtatet rrethanave dhe kerkesave varesisht prej nevojes thote Berim Krasniqi.

Misioni EULEX ka njesit per mbrojtje te perkohshme te deshmitareve por per mbrojtjen e deshmitareve nevojiten programe te vecanta. Sipas Feride Rushitit nga Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuarve te Tortures keto programe perfshijne disa pika.

Ne programe te tilla deshmitareve u sigurohet strehimi mireqenia fizike shendetesore e mendore nderrimi i identitetit e deri te largimi nga shteti nese eshte e nevojshme apo paraqitet ndonje rrezikshmeri e larte thote Feride Rushiti.

I nevojshem ligji per mbrojtje afatgjate te deshmitareve

Qysh ne prill te vitit te shkuar ne parlamentin e Kosoves u procedua ligji per mbrojtjen e deshmitareve mirepo per shkak te kostos financiare ky ligj nuk eshte miratuar.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuarve te Tortures thote se kur deshmitaret kercenohen ata nderrojne deshmite dhe per pasoje zbehin edhe natyren e krimit. Sipas saj ligji per mbrojtjen e deshmitareve eshte shume i domosdoshem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Feride Rushiti nga Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuarve te Tortures.

Ky ligj ka shume rendesi per mbrojtjen e deshmitareve me cka edhe i motivon ata per te bashkepunuar me institucionet gjyqesore per faktin qe krimet e renda sidomos ato per krim te organizuar apo trafikim te qenieve njerezore apo korrupsion nuk mund te luftohen nese nuk ka nje mbrojtje adekuate te deshmitareve thote Feride Rushiti.

Human Rights Watch kritikon mangesite ne mbrojtjen e deshmitareve

Kercenimi i deshmitareve ne Kosove permendet edhe ne raportin e fundit te organizates Human Rights Watch. Sipas kesaj organizate rastet me te shpeshta kur deshmitaret jane kercenuar jane ato kur ne proces jane te perfshire sic thuhet figura te profilit te larte apo rastet e nderlidhura me krimin e organizuar.

Perfaqesues te keshillit gjyqesor te Kosoves thone se legjislatura ekzistuese nuk siguron nje baze te mjaftueshme per sigurine e deshmitareve sidomos per rastet e renda qe procedohen neper gjykata.

Enver Peci kryetar i Keshillit Gjyqesor te Kosoves thote se deshmitaret mund ta deshmojne te verteten ne raste te renda mirepo ne mungese te nje mbrojtje adekuate ata edhe mund te kene pasoja.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›