E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shton trysnine mbi Egjiptin

Qeveria egjiptiane duhet te ndermarre me ne fund hapa te vertete dhe konkrete per te bere ndryshimet politike tha zedhenesi i qeverise amerikane Robert Gibbs ne Uashington. Procesi i reformave sipas Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte shume i ngadalte dhe nuk permbush as kerkesat minimale te popullit egjiptian.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi i qeverise amerikane Robert Gibbs.

Qeveria egjiptiane nen drejtimin e zevendeskryetarit Omar Suleiman duhet te intensifikoje takimet me perfaqesuesit e opozites dhe te drejtoje vendin drejt nje kalimi te shpejte ne demokraci. Per kete eshte shprehur te marten 8.02. edhe zevendespresidenti amerikan Joe Biden gjate nje telefonate me Omar Suleimanin.

Ndryshim i kushtetutes dhe zgjedhje te lira

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nder te tjera heqjen e gjendjes se jashtezakonshme dhe me nje ndryshim ne kushtetute ti hapet rruga zgjedhjeve te lira dhe korrekte ne vend.

Ajo cfare ka bere deri tani qeveria egjiptiane eshte thjesht e pamjaftueshme. Prandaj nuk eshte e papritur qe gjithnje e me shume dalin ne rruge njerez per te protestuar. Dhe per aq kohe sa qeveria nuk do te levize nga qendrimet e saj numri i demonstruesve do te jete gjithnje e me i madh tha Gibbs.

Ministri i Jashtem egjiptian Ahmed Abdul Gheit shprehet kunder trysnise qe vjen nga pala amerikane. Ne nje interviste dhene nje kanali televiziv amerikan ai tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes po provojne qe ti imponojne Egjiptit vullnetin e tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Megjithe kritikat Egjipti mbetet nje partner i rendesishem i SHBA-se ne rajon. Ne foto presidenti amerikan Obama dhe ai egjiptian Mubarak. Tranzicioni ne Egjipt duhet te kryhet me kujdes

Kjo nuk eshte shume e dobishme ne nje situate te tille tha Gheit. Ai kerkoi me shume kohe per ndryshimet politike perndryshe Egjipti kercenohet nga nje kaos i pandalshem. Vendi ndodhet ne tranzicion por ai duhet megjithate te behet me shume kujdes.

Megjithe kritikat e tij ministri i Jashtem egjiptian i vlereson marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes si miqesore. Per shkak te rendesise se tyre ne bote Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane nje partner i rendesishem dhe po ashtu Egjipti eshte i rendesishem per SHBA-te dhe per boten si garant per stabilitetin ne rajonin arab.

Autor Julia Hummelsieb / Esat Ahmeti

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›