Detyrimet financiare, rrugorët bllokojnë 516 patenta
02/10/2009 Valë e re penalizimesh në kryeqytet, gjobiten 1801 drejtues mjetesh
Bllokohen 80 automjete. Policia: S’paguajnë gjobat
TIRANE- Të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre janë vënë në “shënjestër” të Policisë Rrugore të Tiranës. Shkak i kësaj është bërë mospagimi i gjobave, çka ka sjellë një valë të madhe penalizimesh duke filluar nga heqja e patentës e deri tek bllokimi i automjeteve. Për t’i shpëtuar këtyre penalizimeve, Drejtoria e Policisë së Tiranës i bën thirrje debitorëve të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare, për të paguar detyrimet pasi në rast të kundërt ata do të ndëshkohen deri në bllokimin e mjeteve. Kështu vetëm gjatë ditës së djeshme Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë masa ndëshkuese duke pezulluar për mos shlyerje të detyrime, 510 leje qarkullimi të mjeteve dhe janë bllokuar 80 automjete, ndaj atyre drejtuesve të cilët nuk kanë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative. Drejtuesit e automjeteve, pas shlyerjes së detyrimeve, u janë dhënë automjetet. Ndërkohë që kundër këtyre masave janë shprehur shoferët, të cilët pretendojnë se pjesa më e madhe e gjobave të vendosura nga Policia Rrugore janë të paligjshme. Mirëpo këto pretendime nuk merren parasysh nga rrugorët, të cilët shprehen se do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës”,- thuhej në deklaratën e policisë së Tiranës, lëshuar ditën e djeshme. Kështu vetëm dje në qarkun e Tiranës janë vendosur 1801 gjoba me vlerë 1. 967 2500 lekë, ndërsa janë pezulluar 6 leje drejtimi. E. Qyno
Të dhënat
• 516 patenta të pezulluara
• 80 makina të bllokuara
• 1801 gjoba të vendosura
• 2 milionë vlera financiare